Transmetuar më 07-04-2022, 23:23

Vlorë- Dy automjete janë djegur këtë mbrëmje në Vlorë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen në lagjen “15 Tetori”, Vlorë.
Flakët kanë përfshirë automjetin tip “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit V. Ç., i cili ka qenë i parkuar.
Në afërsi të mjetit tip “Mercedes”, mori flakë automjeti tip “furgon”, në pronësi të shtetasit V. K., 57 vjeç.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





