
Wanda Nara është rikthyer në Argjentinë, duke ndezur një furi të vërtetë lajmesh për të. E ndjekur nga fansat dhe e intervistuar nga gazetarët vendas, bashkëshortja e Mauro Icardit zbuloi disa histori për martesën me ish-kapitenin e Interit dhe marrëdhënien e saj me të tjerët.
"Nuk më shqetëson të dëgjoj për China Suarez, – tha ajo gjatë shfaqjes televizive “Los Ángeles de la Mañana”. – Nuk kam asgjë për të folur më shumë. E vërteta është se gjithçka tashmë është diskutuar, disa gjëra ishin reale dhe të tjerat jo.
Disa gjëra ishin të ekzagjeruara dhe disa jo. Unë i njoh shumë mirë personazhet në këtë histori, kështu që të gjithë dinë si t’i trajtojnë ato. Nuk kam asgjë për të thënë për Mauron".
Nga ana tjetër, ajo për të cilën kishte diçka për të thënë ishte Antonela Roccuzzo, bashkëshortja e Leo Messit, me të cilën prej muajsh po përflitet se ka një lidhje jo idilike.
Wanda Nara ndërhyri në ndërlidhje nga një qendër tregtare në Buenos Aires, ku u përshëndet nga një turmë admiruesish. “Është mit apo realitet që gratë e futbollistëve nuk ju duan? – e pyeti kolumnistja Pia Shaw. – Cila është e vërteta për marrëdhënien tuaj?”
"Nuk e di, është mit. Herën e fundit u tha diçka dhe gruaja e futbollistit (Messi) më shkroi privatisht dhe më tha se nuk e kuptonte pse e thonin, – u përgjigj Zonja Icardi. – Nuk kam asnjë problem me Camila, as me gratë e tjera të kolegëve të Maurito”, – shtoi ajo, duke iu referuar partneres së Leandro Paredes.
Duke folur për gruan e Messit, showgirl-ja argjentinase tha: “Ndihem mirë me Antonella. Ndajmë ditëlindjet, ajo vjen në ditëlindjet e fëmijëve të mi, unë shkoj në të sajat. Kjo është ajo që ne bëjmë. Ka shumë maskilizëm në futboll, por ka shumë më tepër hipokrizi”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





