Transmetuar më 07-04-2022, 11:35

Sekretarja e Gjykatës së Lezhës, Klaudia Marku, është larguar nga banesa.

Lajmi është bërë i ditur nga bashkëjetuesi i saj, i cili ka denoncuar largimin e nënës së dy fëmijëve.

Ai ka bërë kallëzim në polici për zhdukjen e bashkëshortes dhe tashmë po zhvillohen hetimet e nevojshme.

Paraprakisht dyshohet se gruaja është larguar për shkak të konflikteve në familje, por nuk përjashtohen as pistat e tjera.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd