Transmetuar më 06-04-2022, 20:10

Lulzim Basha vijon takimet me demokratët, pavarësisht dorëheqjes nga drejtimi i partisë.

Deputeti demokrat ka zhvilluar një takim këtë të mërkurë me një grup demokratësh në Mat.

Ai ka deklaruar më herët se qëlllimi i këtyre takimeve është mbajtja e fjalës së tij, ajo e bashkimit të demokratëve. Ditën e djeshme ish–kreu i PD u takua me demokratët në Sauk.

Kujtojmë se që prej dorëheqjes nga posti, Basha ka vazhduar takimet me demokratët në njësitë e kryqytetit, pasi ka deklaruar se do të vazhdojë të kontribuojë për ringritjen e PD.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd