Transmetuar më 06-04-2022, 13:20

GREQI– Është mbushur me mister plagosja e rëndë e një gruaje trans në një qendër tregtare në Egaleo të Greqisë.

Sipas mediave vendase, ajo është gjetur e plagosur rëndë nga roja i qendrës tregtare në orën 7 të mëngjesit dhe është transportuar me autoambulancë në spitalin e Atikës.

Plagosja e rëndë e saj i atribuohet rënies pa mundur të sqarohet nëse ishte një tentativë vetëvrasjeje, një aksident apo një vepër kriminale.

Në vendngjarje policia është në kërkim të kamerave për të parë se çfarë ka ndodhur saktësisht, ndërsa përmes pyetjeve të familjarëve dhe miqve të saj po përpiqet të zbulojë arsyet e pranisë së saj në qendrën tregtare.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd