Transmetuar më 06-04-2022, 10:59

Bie në prangat e policisë ‘skifteri’ që hiqej si pacient në QSUT.

38-vjeçari Arion Gjergo u arerstua nga policia e kryeqytetit pasi akuzohet për një sërë vjedhjesh në spitalet e QSUT.

Ai shtirej si pacient dhe, duke përfituar nga urgjencat mjekësore, kryente vjedhje të sendeve personale të pacientëve, që shkonin për të marrë mjekim dhe për të kryer vizita mjekësore.

Policia thotë se ky shtetas, është kapur në flagrancë duke vjedhur një shumë parash në automjetin në pronësi të shtetasit R. Rr., në ambientet e spitalit QSUT, i cili kishte shkuar për vizitë mjekësore.

Nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se 38-vjeçari, duke u shtirur si pacient në QSUT, përfitonte nga rastet e urgjencave mjekësore dhe vidhte sende të personave që shkonin për mjekim në spital.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, dyshohet se shtetasi Arion Gjergo është autor i disa rasteve të vjedhjeve të ndryshme, të ndodhura kohët e fundit, në ambientet e QSUT-së dhe në rrugën e Dibrës.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd