
Pas “furtunës” me vendime ndaj krerëve të FSHF-së, para zgjedhjeve të reja në futbollin shqiptar, që u kryen më 15 mars, tashmë ka nisur zbythja e gjykatave tona.
Në fakt, të gjithë ngritën pikëpyetje mbi atë që ndodhi, mbi pavarësinë reale të drejtësisë, e cila u shndërrua në një “kamzhik” ligjor në duart e ekzekutivit, i cili donte të merrte nën hyqëm edhe “ishullin e fundit” të papushtuar.
Njohja e zgjedhjeve të reja nga UEFA dhe FIFA, pezullimi nga FIFA i tri vendeve për ndërhyrje të politikës në vendimmarrjen e futbollit, e shtrëngoi lakun për pushtetarët tanë.
Pasi u zotuan si “bo*e hekuri” para zgjedhjeve, qeveritarët qendrorë dhe lokalë nisën zbythjen ngadalë, për ta pastruar sadopak faqen e nxirë nga dështimi në përballjen me familjen e madhe të futbollit.
Derisa sot, Gjykata e Tiranës ka hequr masën e pezullimit nga detyra për Armand Dukën dhe Ilir Shulkun. Presidenti i FSHF-së ishte i pezulluar nga gjykata, por ai u rizgjodh në krye të futbollit shqiptar për mandatin e gjashtë. Tashmë, Duka do të vijojë edhe zyrtarisht punën në krye të institucionit të futbollit.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe për sekretarin e përgjithshëm të FSHF-së, Ilir Shulku. Gjykata ka vendosur që ata të hetohen për “shpërdorim detyre” pa masë pezullimi, ndërkohë që mbetet i pezulluar zyrtari tjetër, Ardian Haçi.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





