Transmetuar më 05-04-2022, 07:38

LUSHNJE– Atë e bir përplasen me motor në Lushnje.
Burime të Noa.al informojnë se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në fshatin Çermë e Sipërme të Lushnjes.
Drejtuesi i motoçikletës ka humbur kontrollin e janë përplasur në asfalt e më pas në anë të rrugës.
Të plagosur nga aksidenti janë Leonard Vrapi 44 vjeç dhe djali i tij Alesio Vrapi 12 vjeç, të cilët janë transportuar në spitalin e Lushnjes dhe sipas mjekëve gjendja e tyre është e rëndë.
Babë e bir po udhëtonin pa kaskën mbrojtëse në kokë dhe kanë përfunduar të përplasur në asfalt.
Po punohet për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. Noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





