
Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar vendin ku ndodhej Alqi Bllako gjatë kohës që në media raportohej se ishte arratisur, kur në fakt ishte firmosur ‘urdhër arresti’. I ftuar në “Opinion”, Hoxha tha se policia nuk e ka marrë në ruajtje Bllakon, sipas urdhrit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) sepse në momentin që është lëshuar ky urdhër, ish-deputeti ka fikur celularin dhe është ‘zhdukur’.
“Unë në fakt po kërkoja ku ishte Alqi, atë ditë disa media raportuan se ishte arrestuar. Kur u bë kjo gjëja që është arratisur, mua më erdhi një informacion që Alqi Bllako ishte tek Currilat me një mikun e tij. Policia nuk po thoshte asgjë, se mund të thoshte more që e kemi në kërkim, por nuk e tha. Dhe prandaj nuk e mori dot nën ruajtje, se u zhduk ai, doli lajmi që do arrestohej, u zhduk, iku, fiku telefonin dhe se ruajtën dot more,”- tha Hoxha.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





