Transmetuar më 04-04-2022, 21:18

Nuk kanë fund sherret mes Arjan Konomit dhe Lauretës te Përputhen.

Edhe puntata e sotme e “Për’puthen” ka nisur me debate mes opinionistit Arjan Konomit dhe Lauretës.

Ditën e shtunë në “Për’puthen Prime” Laureta u largua nga studioja pasi Arjani i tha konkurrentes që ka eksperienca nëpër gjykata. Kjo është një temë shumë delikate për Lauretën pasi në të shkuarën ajo ka qenë arrestuar pasi dyshohej se kishte bashkëpunuar me tre persona të huaj, të dyshuar për vrasje të kryera jashtë vendit.

Ditën e sotme, me zërin që i dridhej Laureta vendosi të shpjegonte arsyen e acarimit të saj, ndërsa thekson se është e ngarkuar psikologjikisht.

“Zgjodha të lë studion sepse më preku aty ku më dhemb. Nuk bën që ta prekesh aty ku nuk bën, të paktën tek pjesa e gjykatës nuk doja të ma përmendte. Nuk ka sens të përmendet kjo si pjesë. Për të mos agravuar situata më tej desha të dal jashtë. Jam e ngarkuar psikologjikisht”, u shpreh Laureta.

Nga ana tjetër Arjani e akuzon Lauretën që e ka kërcënuar në prapaskenë.

Ai tha se ajo bërtiste nëpër korridoret e Top Channel-it duke u thënë: “E tregoj unë kush është Arjan Konomi”.

Arjani: Unë po shkoja nëpër dhomat dhe dëgjova që Laureta po bërtiste me të madhe ‘e tregoj unë kush është Arjan Konomi dhe ia them unë kush është Arjan Konomi’ duke ulëritur me të madhe.

Laureta: Unë thashë që Arjan Konomi e ka marrë personalisht me mua dhe me ccdo gjë.

Arjani: Ke qenë edhe këtu kur kemi bërë një debat tjetër ti moj vajzë dhe thoshe ‘u bëre ti Arjan Konomi’. Tani, çfarë doje të thoje ti me atë? Mund ta thuash publikisht në sy të të gjithë publikut. Tregoje içik kush jam unë. Ke gjë për të thënë për mua ta thuash ose mbylle gojën njëherë e mirë dhe të të vijë zorë që flet për mua ashtu nëpër korridore duke thërritur si një femër e paedukatë.

Laureta: Arjan të lutem kujdes kur thua mbylle gojën. Unë e paedukatë?! Të gjitha këtu dolën të paedukata Arjan Konomi.

Arjani: Ti je e paedukatë që bërtet korridoreve të Top Channel-it ‘ta tregoj unë se kush është Arjan Konomi’.

Laureta: Po normale, se derisa më prek ti mua edhe unë do të prek ty se si je.

Arjani: Nuk më tremb fare. Këtu diskutojmë për emisionin dhe për çështje të tjera e jo të merrem me ty.