Transmetuar më 04-04-2022, 18:03

Përkeqësimi i motit ditëve të fundit ka bërë që në Theth të bjerë sërish dëborë.

Mësohet se nga trashësia e madhe e dëborës në zonën e Qafë Thore-Theth, të krijohen orteqe bore, të cilat kanë bllokuar rrugët kryesore. Në vendngjarje kanë shkuar borëpastrueset, të cilat po bëjnë të mundur pastrimin dhe hapjen e rrugëve.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd