
Një lloj "rroge" për të mbështetur Georginën , që t’i mundësojë asaj të kujdeset për shpenzimet dhe fëmijët, për të mos humbur asgjë. Kjo është mbështetja ekonomike që Cristiano Ronaldo i jep gjysmës së tij më të mirë në fund të çdo muaj.
Sipas “El Nacional”, shifra shkon në 100 mijë euro dhe iu shtohet rreth 8 mijë eurove që Georgina arkëton falë popullaritetit që ka në rrjetet sociale. Gjithashtu, sipas gazetës katalanase, paratë e CR7 përdoren zyrtarisht për të paguar shpenzimet dhe për t’u kujdesur për fëmijët, sipas stilit të jetesës që ata janë mësuar.
Partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez ka deklaruar se miliona dollarët në bankë i ka falë punës së saj. Gjatë një intervistë për revistën "Forbes Spain", ajo iu përgjigj kritikëve duke thënë: “Jam krenare për mënyrën se si po e menaxhoj karrierën time.
Jam e lumtur që jam partnerja e Cristiano Ronaldos, jam plotësisht e dashuruar me të dhe ndihem shumë me fat. Jam e vetëdijshme se të qenit e dashura e tij më ofron shumë mundësi, por kam punuar dhe ndërtuar atë që kam në bankë.
Është e vërtetë që gjërat kanë shkuar mirë për mua vitet e fundit, por gjithashtu kam punuar shumë dhe kam ditur të përdor kohën time dhe rrjetet sociale. Ndonjëherë më quajnë partnerja e Ronaldos në një mënyrë ulëse, por kjo nuk më lëndon. Jam e kënaqur që jam partnerja e tij, jam plotësisht e dashuruar me të dhe rrjedhimisht ndihem shumë me fat”.
Kujtojmë që Rodriguez aktualisht është shtatzënë me binjakë, pret të sjellë në jetë një djalë dhe një vajzë nga lidhja me yllin portugez të futbollit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





