Transmetuar më 04-04-2022, 00:07

Identifikohet viktima i atentatit që ndodhi në Tiranë mbrëmjen e së djelës. Ai është Iljaz Çali.

Burime për Noa.al bëjnë me dije se Çali e kishte marrë me qira në Rinas te Hekuran Xhixha makinën tip Land Rover me targat AB 998 AS. Nuk përjashtohet mundësia që në mjet të ketë qenë edhe një person tjetër, për shkak se dera e pasagjerit ka qenë e hapur.

Fillimisht policia dyshoi se i riu ka pësuar aksident, pasi trupi i tij është gjetur i shtrirë në rrugë. Por teksa ka inspektuar gëzhojat, ka dalë në përfundimin se ndaj tij është bërë atentat.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit/ëve.

Në bashkëpunim me DVP Durrës, Elbasan e Lezhë janë ngritur menjëherë pika kontrolli në rrugët interurbane.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për fiksimin e çdo prove të vlefshme që mund të çojë në identifikimin e autorëve.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd