Transmetuar më 03-04-2022, 22:39

Një numër njerëzish janë vrarë në granatimet ruse të qytetit të Kharkiv të dielën, tha guvernatori rajonal.
Në një deklaratë në Telegram, guvernatori Oleh Synyehubov tha se në mbrëmje, pushtuesit granatuan rrethin Slobidsky të Kharkiv.
“Fatkeqësisht, në mesin e popullatës civile ka të vdekur dhe të plagosur. Në këtë kohë janë 23 viktima, duke përfshirë fëmijë. Shifrat janë duke u vërtetuar."
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





