
“Paqja, Siguria dhe Zhvillimi Ekonomik në Ballkanin Perëndimor”,- ishte tema e konferencën e lidershipit i organizuar nga Klubi i Podgoricës dhe Këshilli i Lartë Ndërkombëtar për Paqen. Lufta në Ukrainë dhe kërcënimi që i vjen Ballkanit ishte diskutimi kryesor, ku ish-presidneti Alfed Moisiu ëshë shprehur se: “Këto ditë jemi të gjithë të trazuar nga ajo çfarë po ndodh në Ukrainë dhe ne jemi të vetëdijshëm se, nëse nuk marrim masat e duhura tani, Ballkani lehtësisht mund të trazohet, dhe treguesit janë kokëfortë që diçka e tillë mund të ndodhë. Edhe pse ne i kemi akoma të pambyllura plagët nga luftrat e përgjakshme që përfshinë Balllkanin në vitet 90’, fatkeqësisht jemi dëshmitarë të prezencës akoma të një mentaliteti të vjetër në mendësinë e disa liderëve në Ballkan, e cila lehtësisht mund të përdoret apo keqpërdoret për të zgjuar dhe ushqyer mëritë historike mes popujve tanë, qofshin ato etnike apo fetare”.
Këshilli i Lartë Ndërkombëtar për Paqen – Ballkan, është një projekt i Federatës Universale të Paqes, i cili u lançua në tetor 2019 gjatë Samitit të Evropës Juglindore në Tiranë. Federata Universale e Paqes dhe rrjeti i saj global i Ambasadorëve për Paqe dhe Bashkëpunëtorë të Paqes, në bashkëpunim me të gjithë sektorët e shoqërisë, punon për të pajtuar dhe sjellë shpresë në familjen e ndarë njerëzore. Ekziston një ndërgjegjësim në rritje midis njerëzve në mbarë botën për nevojën urgjente për vizion inovativ dhe udhëheqje të guximshme nëse duam të zgjidhim çështjet kritike të kohës sonë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





