
Një modele e revistës Playboy ka denoncuar rastin e një punonjësi të shpërndarjes së pakove pasi e ka prekur në derën e shtëpisë.
25 vjeçarja britanike Hannah Peeters, e njohur për ndërhyrjet e saj provokuese estetike, tha se kishte ngrirë në vend kur shpërndarësi i porosive e kapi nga gjoksi dhe u afrua ta puthte në buzë.
Ajo kishte porositur rroba në internet dhe u habit kur shpërndarësi iu afrua ta pyesë nëse gjoksin e kishte të vërtetë. Më pas e puthi në buzë pa e pyetur.
Teksa largohej shoferi i tha: “Mezi pres t’ua tregoj shokëve të të mi.”
Hannah thotë se u trondit nga ngjarja që nuk e kishte pritur: “U ndjeva e dhunuar. Thjesht sepse gjokset e mia dalin në televizion apo në revista nuk do të thotë se dikush mund të vijë të më prekë sa herë të dojë”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





