Transmetuar më 02-04-2022, 15:25

Partia Demokratike, përmes faqes në Facebook duket se ka sfiduar sërish Sali Berishën në lidhje me deklaratat për zgjedhjen e presidentit të ri.

Në njoftim, thuhet se grupi i PD do të diskutojë dhe të mblidhet në lidhje me zgjedhjen e presidentit. Berisha tha se çdo diskutim i bërë me Ramën për presidentin e ti është i pavlefshëm, dhe do të sillte klonimin e kryeministrit edhe në presidencë.

Postimi në Facebook: Sqarim për mediat!

Grupi parlamentar i PD nuk ka nisur ende asnjë diskutim për sa i përket cështjes së presidentit të Republikës. Në ditët në vijim, për shkak se mund të jetë ne axhendën parlamentare, do të diskutohet me anëtarët e grupit për këtë cështje.

Qendrimet personale të askujt, aq më tepër të atyre që nuk janë pjesë e grupit parlamentar të PD nuk kanë kurrëfarë lidhje me qendrimin dhe vendimarrjen e grupit parlamentar.

Ata që flasin sot për këtë cështje, në fakt, me ndryshimet kushtetuese të 2008,  ia kanë mundësuar Edi Ramës ta zgjedhë, thjesht me vetëm votat e tij  presidentin e vendit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd