
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale për protestën që pritet të mbahet ditën e nesërme në Vlorë kundër projektit të Rilindjes Urbane në sheshin e Flamurit.
Kryeministri Edi Rama në Twitter:
Më thonë qenkan revoltuar foltorexhinjtë e Vlorës se dashkan transparencë për projektin e Sheshit të Flamurit! U duket kolonata si stacion autobuzësh e duan shembjen e hotelit të tyre fantazëm, që arkitekti i famshëm belg e kthen në qendrën më të madhe social-kulturore të vendit! Nuk u ve faj se as nuk dinë as nuk bëjnë dot gjë tjetër përveç përshesheve me baltë, po Sheshi i Flamurit do të jetë një tjetër spektakël urban në Vlorën e Rilindur, që mezi pres ta shoh të realizuar megjithë qendrën social-kulturore, e cila do t’i japë Vlorës një përmasë të re!
Paralajmërimi i qytetarëve për protestën:
Të dielën ora 11:00 do të ketë një protestë në “ Sheshin e Flamurit në Vlorë” e cila do të kërkoi transparencë për projektin më të turpshëm të Vlorës. Projekt i cili nuk shemb pallatin 15 katësh dhe njëkohësisht ndërton një stacion autobusi në funksion të tij.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





