
Dy të rinj janë arrestuar nga Policia në Kuçovë, pasi kanë hyrë për të vjedhur në një banesë.
Njëri prej të rinjve është arrestuar si autor i dyshuar i vjedhjes, dhe tjetri e ka ndihmuar për t’u larguar nga Kuçova, me një mjet pa leje.
Policia bën të ditur se në pranga kanë përfunduar personi me inicialet L.M dhe E.B, banues në Kozare të Kuçovës.
Dyshohet se 21-vjeçari me inicialet L. M. gjatë natës ka hyrë në banesën e D. Ç., ku ka vjedhur një shumë parash dhe disa bizhuteri.
Më pas, E. B. e ka transportuar L. M., me një automjet që e drejtonte pa leje drejtimi, jashtë qytetit të Kuçovës.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një portofol me një shumë parash, disa bizhuteri, dy telefona dhe 1 automjet.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të metejshme procedurale.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





