
Dje ishte një ditë shumë e veçantë për botën e futbollit. Është hedhur shorti për Botërorin e Katarit dhe ka shumë pritshmëri për të ditur se si do të luhet.
Po dje u bë e ditur kënga zyrtare, topi që do të përdorej në “Katar 2022” tashmë ishte prezantuar. Më së fundi edhe një imazh i Lionel Messit është bërë tejet “viral”.
Messi y su ¿nuevo tatuaje? La manija del mundial es colosal. https://t.co/YF0OiA0wY6
— Ale Liparoti (@AleLiparoti) April 1, 2022
Ylli argjentinas ka postuar në llogarinë e tij në Instagram një tatuazh të ri, që ka bërë në trupin e tij. Aty, topi i Kupës së Botës së Katarit dhe lojtari i PSG-së shfaqen bashkë në një studio tatuazhi.
“Hej, a është gjithçka në rregull? Shiko, shiko, regjistro atje”, – i thotë ai kameramanit që filmoi videon shoqëruese të mesazhit për ndjekësit e panumërt.
No sé si ese tatuaje de Messi es real, pero anulo cualquier tipo de mufa 😅 pic.twitter.com/AoDZdCMN4D
— TNT Sports Argentina (@TNTSportsAR) April 1, 2022
Përtej faktit që nuk vonoi shumë për t’u bërë “viral” si postim dhe i mbushi me habi fansat, ekziton dyshimi se bëhet fjalë për një “Fake” dhe një fushatë reklamuese. Ky stil i videomontazhit është shumë popullor dhe është përdorur në filma të njohur.
Megjithatë, e vërteta duhet të dalë në shesh, ndoshta duhet ta saktësojë vetë 7 herë fituesi i “Topit të Artë”, nëse lajmi është real apo i rremë…
vamos al VAR
en el plano 1 lo vemos a Messi¿por qué harías una transición a la espalda del tatuador si Messi es lo más importante en pantalla? ¿Para tapar el tatuaje?Si fuera así, el plano 3 haría un panea nuevamente a Messi, pero no lo hace PORQUE ESE NO ES MESSI pic.twitter.com/zRy4J3lu4G
— Tuitbol 🇦🇷⭐⭐⭐ (@Tuitbol) April 1, 2022
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





