Transmetuar më 01-04-2022, 21:35

Ish-Kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur Kryeministrit Edi Rama lidhur me shprehjen që ai tha në adresë të tij se ‘nuk flas me të vdekurit.
Berisha: Ke dëgjuar njeri që të thotë me tradhëtoi Sali Berisha? Asnjëherë kurrë. Unë jam i vetmi sot që kam të regjistruara 2 fitore kundër Ramës, vitin 2009 dhe 2011. Nëse ka një njeri që e mund Ramën… Me të vdekurit tha nuk flas. E ka kapur kompleksi i vdekjes me rikthimin tim. E di ai… E ka të qartë, prandaj tha nuk flas më të vdekurin i shpërtheu nga ndërgjegjia.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





