
Suzana Skënderi Starikov, një përkthyese shqiptare në Gjermani nëpërmjet një statusi në Twitter ka shkruar se Edi Rama do të bëhet Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s, duke marrë postin e sekretarit aktual, Jens Stoltenberg.
Ajo insiston se përzgjedhja është bërë dhe Shqipëria do të ketë një kryeministër të ri nga pasi Rama duhet të shkojë në Bruksel.
Ajo shkruan se kandidatët janë Rama dhe kryeministrja e Estonisë, Kaja Kalas.
“Edi Rama do të pasojë Jens Stoltenberg në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Në veçanti thuhet se SHBA-të kanë insistuar në zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të ardhshëm të NATO-s mes anëtarëve të rinj të NATO-s. Kandidatët ishin kryeministrja Katja Kalas dhe kryeministri Edi Rama. Kush do të jetë kryeministri i ardhshëm?”, shkruan Starikov.
Në lidhje me këtë informacion apo pretendim të saj, zyra për shtyp e kryeministrisë ka refuzuar të përgjigjet për mediat shqiptare teksa të gjithë e kanë cilësuar si një shaka tejet qesharake me rastin e 1 Prillit.
Komentet në postimin e Starikov janë epike. Gazetarja investigative në Shqipëri Alice Taylor i shkruan se u shkrinë së qeshuri në punë. Një tjetër shkruan se mandati i Stoltenberg është shtyrë deri në Shtator të 2023.
“Lutuni për NATO-n nëse përfundojnë me një hajdut dhe drogaxhi si lider”-komenton një përdorues i Twitter.
”Rama në NATO do të jetë problem për sigurinë botërore”-komenton një tjetër.
Indeksi i korrupsionit të vitit 2021 për vendet e NATO e rendit Shqipërinë në vend të 30-të me një rezultat prej 110 pikësh.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





