Transmetuar më 01-04-2022, 16:46

Bombardimi i Rusisë në portin jugor të Ukrainës, Mariupol, ka shkaktuar të paktën 10 miliardë dollarë dëme në infrastrukturë, sipas një vlerësimi paraprak nga autoritetet lokale.

Sipas tij, një komision i posaçëm i këshilltarëve do të marrë përsipër regjistrimin e veprimeve të tilla.

Nga ana tjetër, beteja të mëdha po zhvillohen në veri dhe lindje të Kievit, tha sot kryebashkiaku i kryeqytetit ukrainas.

Guvernatori rajonal i Kievit tha më herët sot se forcat ruse po tërhiqeshin në disa zona rreth kryeqytetit, por po forconin pozicionet e tyre në të tjera.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd