Transmetuar më 01-04-2022, 11:22

Antonio Conte fitoi edicionin e 30-të të "Panchina d’Oro" (Pankina e Artë), duke u njohur nga kolegët e tij votues si trajneri më i mirë i Serie A 2020-2021. Pikërisht në këtë sezon, trajneri nga Salento fitoi titullin në krye të Interit.

Njohje prestigji për udhërrëfyesin aktual teknik të Tottenhamit, i aftë për të rikthyer zikaltrit në fronin e Italisë pas një "agjërimi" që zgjati nga sezoni 2009-2010.

Conte zbarkoi në stolin e Interit verën e vitit 2019, duke arritur menjëherë vendin e dytë, pas Juventusit të Sarrit, dhe finalen e Ligës së Evropës, të cilën e humbi kundër Sevilla.

Sezoni i dytë, nga ana tjetër, rezultoi me "trengjyrëshin" e shumëpritur në kulmin e një kampionati të dominuar tërësisht, provuar me fakte: 91 pikë në total dhe distanca e konsiderueshme nga ndjekësit: +12 ndaj Milanit, +13 ndaj Atalantës dhe Juventusit, +14 ndaj Napolit.

Një triumf i zbukuruar nga pushtimi i stolit të katërt të artë dhe njohja e gjashtë e marrë nga Antonio Conte. Stol argjendi dhe një tjetër ‘special’ i marrë më 2018 për titullin e fituar në Premier League me Chelsea. Askush si ai në Itali.

Pas fitimit të titullit të katërt si trajner, rrugët e Contes dhe Interit u ndanë verën e kaluar. Pasi qëndroi pushim disa muaj, trajneri nga Salento iu rikthye stërvitjes në Premier League, ku tashmë kishte udhëhequr Chelsea, duke nënshkruar me Tottenham.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd