Transmetuar më 01-04-2022, 10:50







Ilir Shaqiri, i cili mori fitoren e edicionit të parë të Big Brother VIP duket se po planifikon të bëhet pjesë e Grande Fratello.
Në një intervistë për A Show, balerini zbuloi se është në bisedime për t’u bërë pjesë e tij, por ende nuk e ka marrë vendimin.
“Grande Fratello nuk e kam ndjekur shumë. Njoh shumë artistë që kanë qenë pjesë e tij. Unë sot isha duke folur për të marrë pjesë.
Nuk është një ide që më çmend nga gëzimi sepse atë që doja e arrita. Të bashkëjetosh katër muaj me bashkëkombësit e tu dhe ta bësh këtë gjë me njerëz që nuk janë shqiptarë janë dinamika të ndryshme”, u shpreh Iliri.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





