
Nuredin Dumani u arrestuar të martën në një banesë në katin e katërt të një pallati në Fier.
Por sikurse u vu re në pamjet e arrestimit të tij Dumani kishte një look të ri me flokët të gjata kaçurrel dhe me mjekër te prerë.
Duket se “look-u” i ri ishte zgjedhur nga vetë Nuredin Dumani, për t’i shpëtuar Drejtësisë. Dy herë, Nuredin Dumani i ka shpëtuar agjentëve të krimit.
Policia kishte një foto të vjetër që nuk ngjante aspak me pamjen e tij aktuale. Sipas informacioneve Nuredin Dumani ka kaluar para syve të agjentëve të Operacionales në një aksion të nisur për kapjen e tij, por nuk është njohur.
Kujtojmë se Dumani u plagos pas një atentati me armë në Papër të Elbasanit dhe u arrestua vetëm disa orë më pas në një apartament në lagjen Apollonia të Fierit. Ai ishte një nga më të kërkuarit e policisë, pasi konsiderohet si i përfshirë në shumë ngjarje kriminale dhe vrasje të ndodhura vitet e fundit. Vrasësi serial u ka shpëtuar mbi 20 atentateve, ndërsa ditën kur ndodhi shkëmbimi me armë në Papër dyshohet se i është zënë pritë nga rivali i tij.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





