Transmetuar më 31-03-2022, 21:11

Një shkollë e mesme në Gjakovë të Kosovës ka nxitur një debat të madh publik së fundmi për shkak të ndalimit të përdorimit të shamisë.
Madje ky objekt është krahasuar i rrezikshëm njësoj si armët, alkooli apo duhani.
Ngjarja ka ndodhur në shkollën e mesme teknike “Nexhmedin Nixha” ku sapo hyn në korridor bie në sy tabela e madhe me rreth të kuq që ndalon përdorimin e mbulesës njësoj sikurse ndalon armët, alkoolin apo duhanin.
Foto e publikuar në media, ka marrë një reagim të gjerë publik.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





