Transmetuar më 31-03-2022, 20:58

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja tronditëse në Greqi, ku një 33-vjeçare dyshohet se i ka marrë jetën tre vajzave të saj të mitura.

Në dosjen voluminoze të çështjes janë radhitur fakte që tregojnë fatin tragjik të 9-vjeçares Georgina që dyshohet të ketë gjetur vdekjen nga marrja në sasi vdekjeprurëse të ketaminës.

Vajza e vogël ndërroi jetë më 29 janar të këtij viti në spital dhe dyshohet që shkaktare për vdekjen e saj te jetë e ëma. Roula Pispirigou po ndiqet penalisht për vrasje me dashje ndaj vajzës së saj ndërsa sot është pritur nga turma e qytetarëve të revoltuar që ndër të tjera i thërrisnin “Turp të kesh.”

Mediat e huaja raportojnë se sa herë që 33-vjeçarja Pispirigou shoqëronte vajzën e saj në një spital publik, kërkonte gjithmonë një dhomë teke dhe pyeste nëse kishte kamera në të me pretekstin se donte që të linte sendet personale të sigurta.

Fëmija, sipas asaj që thuhet në dosje nga prilli 2021 deri në ditën e kur dha shpirt më 29 janar 2022 ka kaluar 9 kriza që kanë qenë të papritura dhe për to nuk ka pasur asnjë shpjegim mjekësor.

Ajo që është edhe më tronditëse është se gruaja një ditë para se një prej vajzave të saj të vdiste, u tha mjekëve: “Këto që patë nuk janë asgjë. E keqja më e madhe ende nuk ka ndodhur".

https://noa.al/lajmi/2022/02/2300853.html

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd