
Teksa pritet arrestimi i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Alqi Bllako, pas akuzave për përfshirjen në aferën e inceneratorit të Fierit, të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me kompanitë që familja e tij kishte në zotërim.
Babai dhe vëllai i Alqi Bllakos, kanë qenë të dy përfitues të milionave nga inceneratorët, por që me “hapjen e letrave” nga SPAK kanë nisur lëvizjet e tyre.
Edmond dhe Taned Bllako, babai dhe vëllai i ish deputetit socialist kanë shitur kompaninë e tyre “Alned 91”.
Taned Bllako, gjithashtu ka shitur edhe kompaninë tjetër, “Full Range Security”, një kompanie sigurie, shitje kjo e ndodhur në muajin janar të vitit 2022.
Këto janë dy kompanitë që figurojnë, në fakt janë tre, është edhe një e tretë, por këto të dyja janë shitur njëra në janar dhe njëra në mars.
Sipas CNA, duke parë këto lëvizje, mesa duket Alqi Bllako ka vënë në dijeni edhe prindërit e tij për problemet që ka pasur dhe për të shmangur sekuestrot e mundshme të kompanive.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





