Transmetuar më 31-03-2022, 18:43

Prej disa ditësh reperi Asdren Gjikolli i njohur me nofkën “Gjiko” ka qenë objekt i mediave rozë lidhur me një aktakuzë për abuzim seksual dhe mashtrimin e një të miture vite më parë.

Ndërkohë bashkëshortja e tij, moderatorja, Elita Rudi përmes një video të publikuar në “Instagram” ditën e sotme ka vendosur të reagoj në lidhje me ngjarjen. Ajo ka publikuar një video në makinë me Gjikon teksa i puth dorën, duke treguar kështu mbështetjen e saj ndaj bashkëshortit dhe injoruar komentet negative.

Vetë Gjiko reagoi pak ditë më parë ku u shpreh se nuk i ka premtuar askujt karrierë dhe nuk ka përdhunuar një të mitur, e aq më pak t’a ketë droguar.

“Gjatë këtyre ditëve, unë dhe familja ime jemi duke u përballur me një të pa-vërtetë të sajuar. Unë nuk kam dhunuar askënd, e lëre me një 15-vjeçare. Nuk kam mashtruar dhe nuk kam premtuar karrierë, e as nuk i kam dhënë një të miture substanca narkotike. Familja ime është në rregull sepse e dinë që kjo gjë është e sajuar. Unë kam përgatitur dy paditë e para dhe besoj se drejtësia do të nxjerrë në pah pastërtinë time”, ka shkruar Gjiko.

Gjiko dhe Elita janë të martuar prej gati 4 vitesh dhe kanë dy fëmijë së bashku, Zërin 3 vjeç dhe Botën 1 vjeçe.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd