Transmetuar më 31-03-2022, 14:32

Aksident tragjik në Drenoc të Malishevës. Dy persona kanë humbur jetën.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta i cili tha se viktimat janë drejtuesit e dy automjeteve të përfshira në aksident.

“Kemi dy të vdekur. Aksident në mes dy veturave. Drejtusit e mjeteve kanë vdekur si pasojë e aksidentit”, tha Graishta.

Në vendngjarje shkuan policia, hetuesit dhe autoambulancat ndërkohë që ende nuk janë bërë publike detaje të ngjarjes.