Transmetuar më 31-03-2022, 00:04

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla i ka shkruar kreut të SPAK Arben Kraja ku e njofton se Bllako nuk ka më mandat. Ajo njofton SPAK se kërkesa për dhënien e autorizimit për arrestim, relacionit shoqërues dhe aktet bashkëlidhur (dy volume), kopjet e tyre janë vënë në dispozicion z.Alqi Bllako.

Lajmi u bë i ditur nga gazetari Ergys Gjençaj për “BalkanWeb”, teksa vjen pas disa zhvillimeve pasditen e sotme në Kryesinë e Kuvendit. Fillimisht Nikolla anuloi një mbledhje të Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve pas dorëzimit nga Bllako të mandatit.

Por më pas 5 deputetë të PD kërkuan mbledhjen e Këshillit, ndërsa Nikolla u përgjigj se nuk ka më çështje. Deputetët e PD, anëtarë të Këshillit zhvilluan këtë mbledhje të vetëm dhe sipas tyre nëse nuk respektohet procedura nga Këshilli, mandati konsiderohet jo i mbaruar.

doc2

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd