
Vajza e Will Smith ka reaguar pas ngjarjes së bujshme që ndodhi në “Oscars 2022”, ku i ati i saj goditi me shuplakë komedianin Chris Rock gjatë ceremonisë.
Willow Smith ka publikuar në rrjete sociale një shprehje të tillë: E dini kush po kalon momente të vështira tani? Të gjithë. Thjesht tregohuni të sjellshëm.
Kujtojmë se Will i kërkoi falje Rock-ut të hënën.
"Dhuna në të gjitha format e saj është helmuese dhe shkatërruese. Sjellja ime në ndarjen e çmimeve Oscar mbrëmë ishte e papranueshme dhe e pafalshme. Shakatë në kurrizin tim janë pjesë e punës, por një shaka për gjendjen shëndetësore të Jada-s ishte e tepërt për mua dhe unë reagova emocionalisht. Do të doja t’ju kërkoja falje publike, Chris. Dola nga vetja dhe gabova.
Ndihem i turpëruar dhe veprimet e mia nuk ishin tregues i burrit që dua të jem. S’ka vend për dhunë në një botë dashurie dhe mirësie. Gjithashtu do të doja t’i kërkoja falje Akademisë, producentëve të shfaqjes, të gjithë të pranishmëve dhe të gjithëve që e shikojnë në mbarë botën", shkroi ai.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





