
Pas arrestimit të Nuredin Dumanit, grupi hetimor në Elbasan po përpiqet të zbulojë rrjetin e atentatorëve dhe të zbardhë rrethanat e ngjarjes.
Burime bëjnë të ditur se bashkë me Dumanin në mjetin tip BMW mendohet se kanë qenë edhe dy persona të tjerë, të cilët policia dhe grupi hetimor kanë dyshime se dhe ata kanë mbetur të plagosur.
Mësohet se makina që qëlloi ndaj mjetit tip BMW është e markës Mercedes Benz. Nga kjo e fundit besohet se është qëlluar nga dy armë nga dy pozicione.
Policia shoqëroi dy mjekë dhe një infermier që mjekuan në apartament Dumanin. Ndërkohë po punohet për të zbuluar se kush ndodhej në mjet, kush e transportoi Dumanin në Fier, sa persona ishin në BMW me targa të vjedhura.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





