Transmetuar më 30-03-2022, 20:47

Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin italian Mario Draghi, lidhur me situatën në Ukrainë.

“President Putin, ju mora për të folur për paqen”, mësohet t’i ketë thënë Draghi. Sipas Kremlinit Putini i shpjegoi Draghit vendimin për pagesën e gazit në rubla, pas rënies së monedhës ruse në bursë.

Ndërsa kryeministri italian Mario Draghi në bisedën telefonike “nënvizoi rëndësinë e vendosjes së një armëpushimi sa më shpejt të jetë e mundur, për të mbrojtur popullsinë civile dhe për të mbështetur përpjekjet negociuese”.

Draghi përsëriti “gatishmërinë e qeverisë italiane për të kontribuar në procesin e paqes, në prani të shenjave të qarta të de-përshkallëzimit nga ana e Rusisë”. “Presidenti Putin – thuhet në deklaratën e lëshuar nga qeveria italaine – e përshkroi sistemin rus të pagesave të gazit në rubla. Dy liderët ranë dakord për mundësinë për të mbajtur kontakte”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd