
Ndryshon pista e hetimit ndaj Nuredin Dumanit. Ai dyshohet se u nxor në pritë nga të besuar të tij.
Burime nga prokuroria e Elbasanit bëjnë me dije se ka dyshime të forta se Nuredin Dumani është nxjerrë në pritë nga njerëz të besuar.
Po ashtu forcohet pista se personi i cili ka kryer atentatin ndaj tij nuk ka qenë Talo Çela siç është përmendur në media.
Prokuroria e Elbasanit do të shkojë në spital në kryeqytet, për t’i komunikuar masën Nuredin Dumanit ndërkohë që mësohet se ai sot do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të plagës së marrë si pasojë e plumbave.
Mbi Dumanin rëndojnë akuzat e 7 vrasjeve, të cilat nisën fill pas grabitjes së Rinasit në prill të 2019-ës. Nuredin Dumani u arrestua nga forcat speciale në Fier, pas një telefonate që mbërriti në numrin pa pagesë të Policisë së Shtetit 129, ku raportohej për një person të plagosur.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





