Transmetuar më 30-03-2022, 09:38

Emri i tij ndau tifozët italianë për thirrjen e mundshme në ndeshjen vendimtare, aq më shumë pas një rezultati fatal ndaj Maqedonisë së Veriut.

Mario Balotelli gjeti një tjetër arsye për t’u përfolur. Në fakt, sulmuesi italian ka treguar tatuazhin e ri në fytyrën e tij, pak poshtë syrit të majtë, në një postim në Instagram.

Për çfarë bëhet fjalë në inicialet e tij, shoqëruar me një numër: MB 459? Shifra nuk është e rastësishme, jo vetëm se është ajo që shoqëron emrin e tij në rrjetet sociale.

Numri 45 është në fakt ai që ka mbajtur në debutimin me Interin dhe që ka përfaqësuar gjatë gjithë karrierës së tij, në shumicën e klubeve.

9-ta përfaqëson pozicionin që ai mban në fushë, por edhe numrin e përdorur kur u thirr me kombëtaren e Italisë. Ky nuk është tatuazhi i parë që Balotelli ka në fytyrë.

Më parë ka bërë tatuazh një kryq, një pendë dhe një frazë mbi vetull: Fuqia e Zezë. Ndryshimi i fundit i pamjes së Balotellit nuk mund të jetë një referencë e qartë për mungesën e fundit në kombëtare.

Në janar, sulmuesi i Adana Demirspor u rikthye në kombëtaren axurre, por nuk pati vend në duelin kundër Maqedonisë së Veriut, në gjysmëfinalen e "play-off"-it të Botërorit të Katarit. Roberto Mancini nuk e thirri për ndeshjen që dënoi Italinë me përjashtim nga "Katar 2022".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd