Transmetuar më 30-03-2022, 07:45

Nuredin Dumani nuk ngjason me fotot që qarkullojnë. Ai ka lënë flokë të gjata ndërkohë në trup mban disa tatuazhe.
Në momentin e vënies së prangave, Dumani shihet i zhveshur dhe në shtrat. Në kurriz mban edhe një fasho.
Nryshimi i pamjes duket se është bërë për t’iu shmangur policisë e cila e kërkonte prej kohësh.
Ai u transportua për në Spitalin e Traumës.
Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano deklaroi se veç Dumanit, janë arrestuar edhe 3 persona të tjerë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





