Transmetuar më 29-03-2022, 23:51

I shumëkërkuari Nuredin Dumani është transportuar për në Tiranë.

Një ambulancë dhe një furgon policie po e shoqërojnë atë drejt Spitalit të Traumës.

Ai do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale ndërkohë që personi tjetër që u gjend në banesën e tij, po ashtu i plagosur është ende në Fier.

Mjekët e kanë futur urgjent në sallën e operacionit për t’i hequr plumbin që ka në shpatull.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd