
Jada Pinkett Smith ka thyer heshtjen e saj pas ndarjes së çmimeve Oscar të dielën mbrëma, gjatë së cilës bashkëshorti i saj Will goditi me shuplakë Chris Rock.
Aktori i "Men In Black" hyri në skenë kur Rock bëri një shaka me modelin e flokëve të Jada, duke pretenduar se ishte e ngjashme me G.I Jane, një rol për të cilin Demi Moore duhej të rruante kokën.
Megjithatë, Jada vuan nga alopecia dhe i shoqi nuk ishte i përgatitur ta linte vërejtjen të kalonte pa u vënë re, dhe pasi goditi Chris Rock-un ai bërtiti: "Mos e përmend më emrin e gruas sime"
Ndërkohë, Jada mbeti disi e pakënaqur nga komenti pasi u pa duke rrotulluar sytë.
Pinkett theu më në fund heshtjen e saj teksa ndau një foto ku shkruante: "Ky është sezoni i shërimit dhe unë jam gati".
Kjo vjen pasi Will lëshoi një deklaratë zyrtare, duke kërkuar falje për veprimet e tij, duke e përshkruar dhunën si "helmuese dhe shkatërruese".
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





