Transmetuar më 29-03-2022, 20:34

Mësohen detaje të reja nga atentati me armë ndaj një mjeti tip BMW me targa të vjedhura në Elbasan.

Mjeti po lëvizte në aksin Elbasan-Peqin kur u qëllua me breshëri te Kryqëzimi i Cërrikut në fshatin Papërr, informon Noa.al.

Të paktën një person ka mbetur i plagosur nga ky atentat.

Shkëmbimi i zjarreve ka ndodhur mes disa personave të shumëkërkuar nga policia e Elbasanit, por këta të fundit janë shprehur të rezervuar për emrat deri më tani.

Nisur nga provat rezulton se një person ka mbetur i plagosur, por askush nuk ka shkuar në spital për kurim, ç’ka lë të kuptohet se po fshihen ndaj armiqve, por edhe Policisë.

Veç benzinës mësohet se në mjetin që u qëllua është gjetur edhe një kallashnikov. Noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd