
Një i ri shqiptar është vënë në prangat e policisë italiane për trafik droge. 33-vjeçari u tregua agresiv në momentin e arrestimit duke mos i dhënë urdhër të ndalonte.
Në atë moment, ka marrë zvarrë me makinë njërin prej policëve. Ata kanë vënë re se 33-vjeçari mori një kuti nga sedilja e pasme dhe në atë moment karabinierët vendosën të ndërhynin duke i ndaluar.
Por drejtuesi i mjetit doli jashtë dhe tentoi të largohej, ndërkohë që shqiptari mori timonin dhe tentoi edhe ai të arratisej. Ndonëse eci për disa metra, 33-vjeçari nuk ia doli të realizonte planin e arratisjes.
Teksa po largohej, shqiptari ka marrë zvarrë njërin prej policëve i cili u përplas në asfalt. Por nuk ka përfunduar me kaq, pasi 29-vjeçari ka goditur me shkelm në shpatull policin e rrëzuar. Dy të rinjtë u neutralizuan vetëm pasi mbërritën forca policore të tjera.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





