Transmetuar më 29-03-2022, 19:28

Pas menaxherit Granit Muhaxheri, lidhur me incidentin në koncert ka reaguar edhe vetë Melinda. Me anë të një ‘stoy’ në “Instagram”, reperja u ka kërkuar ndjesë publike të gjithë fansave të saj.

Ajo shpjegoi se u frikësua pasi fansi i kapi këmbën por tani ndjehet keq për ata që ka ndodhur. Ajo zbuloi se tentoi ti merrte fansit celularin pasi e preku nga këmbët.

“Është shumë e frikshme për një femër të të kapin nga këmbët ashtu, ka qenë shumë moment i keq për mua dhe kam pasur shumë frikë të madhe. Dhe nga paniku i madh s’kam ditur si të reagoj por kam dashur të marr telefonin dhe të bëj një video e të them në mikrofon që s’është gjë e mirë me kap një femër nga këmbët sepse ajo mund të rrëzohet ose lëndohet ose diçka edhe më e keqe. Domethënë, në ato momente nuk isha vetevetja sepse dikush më ka prekur dhe sulmuar.

Kërkoj falje dhe ndjesë personalisht për këtë keqkuptim të madh sepse edhe fansi ka qenë shumë i dehur dhe unë në ato momente nuk e kam kuptuar që djali është në atë gjendje.

E di që shumë njerëz gjykoni që kërcej ose afrohem tek njerëzit, por muzika ime është ritmike dhe për tu kërcyer e për t’u kënaqur, prandaj jam afruar dhe afër juve që të kënaqem bashkë me ju sepse gjithmonë kur afrohem fitoj energji pozitive dhe të bukur nga fansat e mi.

Jeta nuk është gjithmonë bardh e zi, nganjëherë ka keqkuptime dhe probleme por unë shpresoj që do të më kuptoni, ose të paktën të provoni të më kuptoni.

Respekt për djalin dhe unë personalisht i kërkoj falje dhe ndjesë.

Me repsekt, Melinda Ademi.”

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd