Transmetuar më 29-03-2022, 16:21

Një 16-vjeçare është larguar nga shtëpia në Tiranë.

A. K., 46 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga besanesa dhe nuk është kthyer, vajza e tij e mitur, shtetasja M. K., 16 vjeçe.

Familjarët janë përpjekur të kontaktojnë me të miturën, por ajo ka fikur edhe celularin.

Kërkimet te të afërmit dhe shoqet rezultuan pa sukses.

Policia po punon për gjetjen e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd