Transmetuar më 29-03-2022, 09:09

Shkrumbohet nga flakët mjeti në Vlorë. Një makinë tip “audi” është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Vlorës.
Burime bëjnë me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 03:20, në lagjen “24 Maji” brenda oborrit të banesës në pronësi të shtetases V. H., 29 vjeçe.
Nga të dhënat e para dyshohet se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm.
Policia po heton në lidhje me shkaqet.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





