Transmetuar më 29-03-2022, 09:02

Nisin arrestimet për dosjen e ‘inceneratorëve’. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka lëshuar 9 urdhëra arresti.

Deri më tani është ndaluar ish-administrator i një kompanie, Florian Muça (aktualisht drejtor i Albetrol).

Aktualisht po vijon operacioni i policisë në terren për ekzekutimin e urdhër arresteve të tjera.

Në lidhje me çështjen e inceneratorëve u ngrit një Komision Hetimor ku dëshmuan kryetar bashkish, administratorër kompanish etj.

Ndërkohë, opozita akuzon qeverinë se dëmi i shkaktuar nga afera e inceneratorëve kap shifrën e miliona eurove.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd