
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Meksikë. 19 persona u vranë në një sulm të armatosur mbi një grup që kishin organizuar fshehtas “luftën e gjelave”.
Në sulm humbën jetën 16 burra dhe tri gra, shumë tw tjerw janë plagosur. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të qytetit Zinapekuaro në shtetin Michoakan në perëndim të Meksikës.
Zyrtarët e policisë meksikane kanë bërë të ditur, se atë zonë e kontrollojnë kryesisht narkokartelet dhe bandat e ndryshme që luftojnë për territor.
Michoakan është “pikë e nxehtë” e konfliktit shumëvjeçar mes kartelëve lokalë dhe të Jaliscos nga shteti fqinj Jalisco – që gjatë luftimeve përdorin dronë për hedhjen e bombave, minave dhe kanë vetura të blinduara që i modifikojnë vet.
Lufta e gjelave edhe pse është e kundërligjshme në shumë rajone, akoma është e popullarizuar dhe mjet “argëtimi” në disa pjesë të Meksikës, por ato zakonisht organizohen në fshehtësi.
Nuk dihen arsyet pse u qëllua pa mëshirë ndaj turmës.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





