









Erioni kishte përgatitur një lojë të hidhur për Mikelën në takimin e radhës që zhvilluan në shtëpinë e tij. Ai kishte gatuar por kur u ulën të konsumojnë ushqim, nuk i pushonte celulari nga telefonatat.
E gjitha ishte një lojë, por që e acaroi së tepërmi konkurrenten. Ajo e pyeti se kush ishte dhe ai iu përgjigj se “është një shoqe që kam në Kosovë”, ndërsa emrin ia kishte regjistruar me zemra në celular. Mikela tentoi të largohej, ndërsa konkurrenti i tha se nëse ikën, “çdo gjë mbaron”.
Më pas, produksioni zbuloi se numri që po e telefononte Erionin ishte i stafit dhe gjithçka ishte një lojë. Në studio, Erioni tha se Mikela përveç tonit të lartë të zërit, kishte hedhur çantën drejt tij nga nervat.
Përtej kritikave të konkurrentëve të tjerë se Erioni e teproi me sjelljen e tij, Mikela tha se i pranon lojëra të tilla dhe tashmë është e sigurt për të. Ndërsa po thoshte kështu, Erioni duke qeshur tha: “Sa e mirë është nga goja kjo, gazetare.”
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





