
Disa nga negociatorët e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës dyshohet se janë helmuar. Mes tyre edhe oligarku rus Roman Abramoviç.
Lajmi është publikuar nga Wall Street Journal, e cila shkruan se Abramovich, së bashku me negociatorët e Ukrainës për paqen, mund të jenë duke vuajtur nga simptomat e helmimit.
Sipas gazetës, simptomat u shfaqen pas një takimi në Kiev në fillim të këtij muaji, ndërsa raportohet se ata kanë përjetuat skuqje të syve, lot të vazhdueshëm, dhimbje, shenja në lëkurë, në fytyra dhe duar.
Ata fajësuan për sulmin e dyshuar krahun ekstrem të Moskës e cila donte të sabotonte bisedimet, pasi nuk donte që të merrte fund lufta. Një person i afërt me Abramovich tha se nuk ishte e qartë se kush e kishte shënjestruar grupin për ta helmuar.
Abramovich dhe negociatorët ukrainas, të cilët përfshijnë ligjvënësin e Krimesë, Rustem Umerov, tani janë në gjendje më të mirë shëndetësorë dhe nuk janë në rrezik për jetën.
Ndërkohë, raportohet se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili është takuar me Abramovich, nuk është prekur. Zëdhënësi i Zelensky tha se ai nuk kishte informacion për ndonjë helmim të dyshuar.
Ekspertët perëndimorë që hetuan incidentin thanë se ishte e vështirë të përcaktohej nëse simptomat ishin shkaktuar nga një agjent kimik apo biologjik, apo nga një lloj sulmi me rrezatim elektromagnetik.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





