
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka bërë një bisedë telefonike me Presidentitn e Rusisë Vladimir Putin.
Bëhet me dije sipas mediave të huaja se Erdogan i bëri thirrje për një armëpushim dhe kushte më të mira humanitare për civilët pas pushtimit rus të Ukrainës.
“Erdogan vuri në dukje rëndësinë e një armëpushimi midis Rusisë dhe Ukrainës, zbatimin e paqes dhe përmirësimin e kushteve humanitare në rajon”, tha zyra e tij.
“Presidenti Erdogan deklaroi se Turqia do të vazhdojë të japë çdo lloj mbështetje në lidhje me procesin”, shkroi në Twitter të dielën zyra e presidentit turk.
Ndër të tjera bëhet me dije se ai shtoi se Putin dhe Erdogan ranë dakord për mbajtjen e raundit tjetër të bisedimeve të paqes midis Rusisë dhe Ukrainës në Stamboll.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





